Muhamed Zekiri del nga burgu i Shutkës, shkon në arrest shtëpiak
Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, pas disa muajsh qëndrim në paraburgim, në paraburgimin “Shutka”, po largohet në arrest shtëpiak. Vendimi është marrë sot nga Apeli, ndërsa gjykata ka thënë për “Fokus” se i është konfiskuar edhe pasaporta.
Zekiri për momentin gjendet në Klinikën Infektive, ku gati një muaj po qëndron i shtrirë për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai ka kaluar gati 4 muaj në paraburgim, që nga 8 Prill.
Zeqiri dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Sipas prokurorisë, pa kryer procedurën përkatëse për prokurim publik, ai ka lidhur kontratë për shërbime konsulence me një person juridik, në të cilën është ndihmuar qëllimisht nga shtetas kroatë.