MUFTIU PRITI Z. FATMIR BYTYQIN DHE Z. OLIVER SPASOVSKIN
Sot, më 10.03.2024 (e diel), Muftiu h. Abedin ef. Imeri me bashkëpunëtorë mirëpriti zv. Kryeministrin z. Fatmir Bytyqi dhe ish ministrin e MPB-së në RMV z. Oliver Spasovski me bashkëpunëtorët e tyre.
Qëllimi i vizitës ishte për ta uruar Muftiun dhe gjithë besimtarët musliman për ardhjen e muajit të Bekuar të Ramazanit.
Gjatë takimit u diskutua rreth vlerave dhe mirësive që sjell ky muaj i bekuar dhe parapërgatitjeve për pritjen e këtij muaji nga Muftinia e Kumanovës dhe xhamitë e terenit të saj.
Në fund, Muftiu falënderoi musafirët për vizitën e tyre!.
Muftinia e BFI-së Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri