Mucunski: Qeverinë e bëjmë me shqiptarët edhe nëse fitojmë 61 deputetë
S’do të ketë qeveri pa shqiptarët. Pavarësisht nëse do të fitojë 61 deputetë ose jo, VMRO DPMNE-ja thotë se do të formojë qeverinë me parti shqiptare. Nënkryetar i partisë Timço Mucunsku në Programin 200 në Alsat tha se VMRO DPMNE-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dëshiron të bashkëpunojë me opozitën shqiptare, pa përjashtuar mundësinë edhe për koalicione parazgjedhore.
“Për shkak të stabilitetit dhe funksionimit të sistemit, pavarësisht nëse VMRO DPMNE-ja do të ketë 61 deputetë, 65 deputetë apo 59 do të duhet përfaqësues nga blloku politik shqiptar edhe për një arsye tjetër, për sigurimin e shumicës së Badenterit por edhe miratimin e ligjeve të tjera kruciale. Por nga ky këndvështrim, dëshirojmë që të jetë ky fronti i udhëhequr nga opozita shqiptare i cili shpresojmë të rritet, të jetë më masiv dhe së bashku fronti opozitar t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme”, theksoi nënkryetar i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski.