June 22, 2024
Maqedoni

MSH: Nga virusi ndërron jetë një 17-vjeçare

KA PASUR SËMUNDJE KRONIKE DHE S`KA QENË E VAKSINUAR

MSH-ja, sic thuhet në një komunikatë me keqardhje njofton se në Klinikën për Sëmundje Infektive në mëngjes ka ndërruar jetë një paciente 17-vjeçare nga f.Sopotnicë I Demir Hisarit.

Sipas njoftimit 17-vjecarja ka pasur sëmundje kronike Diabet dhe nuk ka qenë e vaksinuar. Problemet shëndetësore të pacientes, sic percjell KlanM, kishin filluar 9 ditë para se të pranohet në Infektiven e Shkupit. Sipas raporteve të mjekëve më 18 Tetor pacientja për të parën herë kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Manastirit. Në spital,sic percjell KlanM, pacientja është sjellë me saturacion të ulët, frymëmarrje të vështirësuar dhe dhimbje të trupit. Këto simptome I ka pasur disa ditë para se të kërkojë ndihmë mjekësore në Manastir.

Pasi rezulton pozitiv gjatë testimit, sic percjell KlanM, për shkak të seriozitetit të situatës, moshës dhe komorbiditeteve, menjëherë është organizuar transporti për në Klinikën Infektive në Shkup.

Më 19 Tetor pacientja me urgjencë është transportuar në Shkup në situatë mjaft të rëndë shëndetësore. Gjatë qëndrimit ka pasuar përkeqësimi progresiv I situatës shëndetësore. Ajo është mjekuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve. Gjatë ditës së djeshme në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale të zemrës dhe mushkërive.

Nga MSH-ja thonë se krahas të gjitha masave të ndërmarra diagnostike, terapeutike dhe të reanimacionit, sot në orët e hershme të mëngjesit, pacientja ka ndërruar jetë.