Maqedoni

MPJ-ja e Bullgarisë: Kushtet për konferencë ndërqeveritare me Shkupin nuk janë plotësuar

Kushtet për mbajtje të konferencës ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk janë plotësuar, kumtoi Ministria bullgare e punëve të jashtme.

Këshilli i ministrave e miratoi pozitën e Bullgarisë të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme që do të mbahet më 22 qershor në Luksemburg.
Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë thekson se pozita në lidhje me kornizën e negociatave për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet i pandryshuar. Korniza për negociata duhet t’i përmbajë garancionet e nevojshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë nga viti 2017, të cilat për momentin nuk janë plotësuar. Prandaj nuk janë plotësuar edhe kushtet për zbatim të Konferencës ndërqeveritare.

Bullgaria mbetet e hapur për dialog dhe ndërmer hapa për ndërtimin e besimit dhe kthimit të dialogut pragmatik dhe konstruktiv, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.