Maqedoni

MPJ e Maqedonisë konfirmon dëbimin e tre diplomatëve rusë nga vendi

Më 12 shtator në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën tre diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në vend (persona non grata), njoftojnë nga MPJ e RMV-së.

“Vendimi këtillë është marrë pas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente për aktivitete të ndërmarra e që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.