Maqedoni

MPB zbardhi rastin e plagosjes në Çair/ Arrestohen 4 persona

SPB Shkup e zbardhi rastin e të shtënave gjatë ditës së djeshme në Çair.

SPB Shkup e zbardhi rastin penalo-juridik i cili ka ndodhur dje (14.10.2024) rreth orës 18:00 në Shkup në rr. “Hristijan Todorovski-Karposh”, në afërsi të komunës sëÇairit, ku nga arma e zjarrit në këmbën e majtë është lënduar E.A. (35) nga Shkupi.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të gjera nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm, në koordinimme “Qytet i sigurt” Shkup, si dhe PTHP Shkup, gjatë të cilave janë vërtetuar të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjen penale, edhe atë: L.A. (32) dhe I.T. (30), të cilët janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme, si dheA.R. (29) dhe M.I. (32), persona të dënuar në vuajtje të dënimit me burg në INK Burgu Idrizovë, të cilët më datën 14.10.2024, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë shfrytëzuar daljen nga burgu i Idrizovës, në bazë të angazhimit në punë. Për pesonat pjesëmarrësnga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë me origjinë biologjike, poashtu janë përdorur aplikues të testit të barutit, janë siguruar video incizimet nga “Qyteti i sigurt”, si dhe është vërtetuar edhe automjeti me të cilin njëri prej autorëve ka mbërriturnë vendngjarje, pas së cilës i njëjti është sekuestruar për përpunim kriminalistiko-teknik.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me PTHP Shkup, nga ana e NJKDH-së do të parashtrohen kallëzime përkatëse.