BallinaMaqedoni

MPB: vetura e Sheval Muaremit ishte e regjistruar në mënyrë të paligjshme

Muaremi dhe 7 të tjerë nuk ishin të kapshëm për policinë. Në mesin e të kërkuarve kishte edhe pjesëtarë të grupit të kriminal të “Duqanxhikut”, të cilët përndryshe janë aleatë të “Gërçecit”.

Muaremi, i cili ashtu siç konfirmoi edhe prokurori Islam Abazi, ndodhet në Dubai, kërkohet për 3 vepra të rënda kriminale, vrasje, formim të grupit kriminal dhe tregti me drogë. Zëvendësi joformal i Muaremit, Mehmed Dalipi apo i njohur si “Rudi”, kërkohet për vrasje dhe formim të grupit kriminal. 5 të tjerët, kërkohen për tregti me drogë.

Në fletëarrestet e të kërkuarve, MPB ka dhënë dhe përshkrim të dhënave të tyre dhe veprave për të cilën kërkohen.