June 29, 2024
Maqedoni

MPB thotë se 4 policë dhe komandanti i mundësuan arratinë të burgosurit Bekim Mehmeti

Pas arratisjes së të burgosurit Bekim Mehmeti, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 4 policëve të burgut, në mesin e të cilëve edhe një komandant, të punësuar në burgun e Idrizovës, shkruan TV21. Bëhet fjalë për policët me iniciale S.D.(50), T.A. (34), I.A.(49) dhe T.P. (47), ndërsa të njëjtit dyshohen për veprën penale lirimi i paligjshëm i një personi të privuar nga liria”.

“Gjegjësisht, më datë 12.01.2023 rreth orës 22.50, i dënuari B.M., me plan dhe në marrëveshje me punonjësit e policisë së burgjeve dhe persona nga jashtë, është lënduar duke i shkaktuar prerje në dorën e majtë, pas së cilës është dërguar në infermierinë e institucionit. nga ku i është dhënë rekomandimi B.M. të transferohet në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”-Qendra Urgjente, me qëllim trajtimin e plagës. Për ngjarjen ka qenë në dijeni komandanti i turnit, i denoncuari S.D., i cili ka urdhëruar përgatitjen e urdhrit për shoqërimin nga burgu “Idrizovë” në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për personin e dënuar nga punonjësit e policisë së burgjeve T.A., I.A. , T.P. dhe I.H.”m thonë mes tjerash nga MPB.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjatë transportit të të burgosurit, policët kanë bërë disa shkelje.

“Vepra është kryer në atë mënyrë që të dyshuarit me vetëdije dhe me qëllim që të mundësojnë arratisjen e personit të dënuar të cilin po e transportonin, kanë mundësuar uljen e tij në rreshtin e mesëm të automjetit zyrtar dhe jo sipas procedurave standarde operative për shoqërimin e personave të dënuar në pjesa e veçantë të mjetit, të destinuar për këtë. Më pas, një nga policët e burgut nuk mbante fare armë zyrtare, edhe pse është i detyruar të mbajë një të tillë dhe megjithëse lëvizja e duarve të të burgosurit ishte e kufizuar, atij iu dha përsëri aksesi në pistoletën e shërbimit të njërit prej policëve të burgjeve, me çka ka qëlluar një plumb. Ndonëse qëllimi për të qëlluar me armë në çatinë e automjetit ishte për të justifikuar lejimin e arratisjes nga punonjësit e burgut, plumbi nga çatia dhe aksidentalisht goditi policin e burgut I.H. në pjesën e poshtme të barkut”, thonë nga MPB.

Përveç kësaj, MPB thotë se policët edhe pse të armatosur, nuk kanë rezistuar ndaj pengesës në rrugë përmes veturës “Audi”, me të cilën u arratis i burgosuri.

“Veprimet e përmendura të kundërligjshme janë kryer pasi automjeti zyrtar i burgut është ndjekur dhe lëvizja e tij është penguar nga automjeti tjetër i markës “Audi” dhe njëkohësisht nga punonjësit e autorizuar të shoqërimit – punonjësit e policisë së burgjeve nuk kanë ndërmarrë asnjë masë në lidhje me ndalimin e tyre me forcë, dhe i dënuari pas ngjarjes ka hyrë në automjetin e tipit “Audi” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policët e burgut, edhe pse disa prej tyre ishin të armatosur, nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar arratisjen. Polici i plagosur i burgut I.H. është dërguar në spital për tretman mjekësor”, theksojnë nga MPB.

Ndryshe, i burgosuri Bekim Mehmeti ishte i dënuar me mbi 20 vjet burg për vrasje dhe tregti dhe shpërndarje të substancave narkotike/tv21.tv