Maqedoni

MPB: Për 24 orë, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë shqiptuar 740 dënime për tejkalim të shpejtësisë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht brenda 24 orëve janë shqiptuar 740 dënime për tejkalim të shpejtësisë në territorin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21.

“Prej tyre, 62 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. Në të njëjtën kohë, 378 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 362 jashtë vendbanimeve”, thonë nga MPB.