July 1, 2024
Maqedoni

MPB: Mos u frigoni nga krismat, po xhirohet film në Shkup

MPB i njofton qytetarët e Shkupit se në rrethinën e “ish-Gazelasë” po xhirohet film gjatë të cilit po xhirohen edhe skenat me krisma për të cilat, siç theksojnë nga atje, MPB-ja ka qenë e njoftuar menjëherë nga organizatori.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon mediat që të mos publikojnë informacione të paverifikuara në opinion dhe të kontaktojnë Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun për informacione të duhura, njofton MPB.