BallinaMaqedoni

MPB: Kolonat e gjata në Tabanoc janë për shkak të rrezikut për terrorizëm në Serbi

Pritjet e gjata në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut është për shkak të shpalljes së rrezikut të lartë të sigurisë nga terrorizmi në Republikën e Serbisë, njoftojnë nga MPB e RMV-së.

“Njëkohësisht, ju njoftojmë se policia kufitare e dy vendeve është në komunikim të vazhdueshëm me qëllim që të mundësohet qarkullim i shpejtë dhe i papenguar i pasagjerëve dhe automjeteve, si dhe kontrolli i duhur për shkak të situatës së re”, thuhet në komunikatë nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve të LAMM-së, mëngjesin e sotëm në Tabanoc, për hyrje në vend është pritur rreth 30 minuta.