BallinaMaqedoni

MPB jep detaje për plagosjen në Çair, u qëllua nga një veturë e llojit “Pasat”

Nga MPB kanë treguar versionin zyrtar për plagosjen në Çair.

“Më datë 05.10.2024 në ora 20:20 është raportuar se në rr. Cvetan Dimov në Shkup është plagosur me armë zjarri. Sipas njoftimit, i plagosuri është qëlluar me armë zjarri nga një automjet Pasat”, njoftoi MPB, transmeton Lideri.mk. Sipas MPB, i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin “Shën Naum Ohri”. Po merren masa për zbardhjen e rastit.