Maqedoni

MPB: Garantojmë për të gjitha zgjedhjet prej vitit 2017

Ministria për Punë të Brendshme ka dalë me reagim në lidhje me akuzat e VMRO-DPMNE-së, prej ku thonë se MPB është e përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve.

Nga MPB thonë se në opinion nuk është paraqitur asnjë dëshmi për gjoja “ndjekje të koordinuar, maltretim dhe pengim i selektuar i lirisë së njerëzve”, dhe as se Ministria e Punëve të Brendshme në çfarëdo lloj mënyre është pjesë e një operacioni të tillë.

“MPB nuk ka krijuar grup në Viber, demantojnë nga Ministria dhe shtojnë se VMRO-DPMNE po përhapë të pavërteta. Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor, në Prilep nuk ka dërguar automjet në kontroll teknik, as ndërkaq, është shqiptuar sanksion për kundërvajtje rrugore, që flet se veprimet e cekura, në të vërtetë, nuk kanë ndodhur. MPB filloi hetim të brendshëm për konstatim të fakteve, duke pasur parasysh se grupe në Viber apo shfaqje grafike nga grupet mund të krijohen dhe përpunohen në çdo kohë dhe nga çdokush dhe duke pasur parasysh se në MPB nuk ka arritur asnjë paraqitje nga ndonjë qytetar për veprime në Prilep në ditën e zgjedhjeve siç ishin prezantuar në konferencën për shtyp”, thuhet në kumtesë.

Nga MPB shtojnë se kjo paraqet garancë për zgjedhje të lira që nga viti 2017 e deri më sot dhe do të vazhdojë të jetë kështu edhe më tej.