Maqedoni

Mot i keq në Maqedoninë e Veriut, rrufeja mbrëmë dogji një shtëpi

Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe me rrufe dje ka kapluar komunën Kriva Pallankë.
Shiu ka shkaktuar vërshime dhe dalje nga shtrati të lumit Selska Reka. Nga vërshimet janë dëmtuar të mbjella bujqësore.
Kurse nga goditja e rrufesë është djegur një shtëpi dhe hambar në Kriva Pallankë.
Zjarrfikësit mbrëmë menjëherë kanë dalë në teren dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Kryetari i komunës Sasho Mitevski ka deklaruar se po punohet për sanimin e dëmeve.