Rajon - Botë

Moskë, shkon në 60 numri i viktimave, mes tyre edhe fëmijë

Ka shkuar në 60 numri i personave që kanë humbur jetën pas sulmit terrorist në Rusi. Persona të armatosur hapën zjarr dhe shpërthyen eksploziv në një sallë të madhe ku edhe po zhvilloheshin koncerte në periferi të Moskës.

Ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Agjencia shtetërore e lajmeve Ria duke cituar një zëdhënës të Komitetit Hetues të Rusisë deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, nëpërmjet një postimi në Telegram, në të cilin grupi pretendonte se personat e armatosur kishin arritur të arratiseshin më pas.

Sipas zyrtarëve rusë pesë fëmijë ishin në mesin e viktimave të sulmit, në të cilin sulmuesit me sa duket shpërthyen gjithashtu eksploziv.

Të paktën dy shpërthime ndodhën në sallën e koncerteve të premten në mbrëmje në Rusi.