Mosdakordësi për zgjedhjen e Presidentit të RMV, BDI: Do apo jo LSDM dhe VMRO-DPMNE, kreu i shtetit do të zgjidhet në Kuvend
Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se do apo nuk jo VMRO-DPMNE dhe LSDM, presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend.
Nga BDI thonë se të njëjtat parti ishin kundër kryeministrit të parë shqiptar, mirëpo i njëjti sipas tyre sot është realitet.
“OBRM-PDUKM dhe LSDM tashmë janë bashkuar kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian për zgjedhjen e presidentit në Parlament, si pikë kryesore e Platformës që lideri Ali Ahmeti e theksoi në promovimin e Bujar Osmanit për president shteti.
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian i përkujton dy partitë e lartpërmendura se, ashtu siç u bë Kryeministri i parë shqiptar, do të bëhet edhe Presidenti i parë shqiptar”, thonë nga BDI.
Koalicioni i gjerë multietnik Fronti Europian, shtojnë nga atje, ka dëshmuar se politikat e BDI-së kanë qenë dhe janë për barazi të plotë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe religjioni, ndërsa synimi kryesor mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.