MaqedoniOpinion

Mos luani që 20 vite me gjakun e djalit tim!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Vitet po kalojnë dhu u bënë 20 vite nga përfundimi i luftës në mes të Ushtrisë Çlirimtare Kombëta me Ushtrinë dhe Policilicinë së Qeverisë si vitit 2001 .Dihetihet shumë mirë kush e veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me atë emblemë të shenjtë. Dihet shumë mirë se kush e shajti uniformën dhe emblemën e djalit tim dhe shokve të tij.Dihet mirëfilli se kush iku nga vendlindja sapo filloi lufta,Dihet edhe ajo që kjo luftë kishte komandanta dhe disa prej tyre që nga fillimi i luftës dhe deri në përfundim të saj nuk dolën nga podrumet. Dihet edhe ajo se disa nuk e panë aspak se si luftohet në beteja me armikun dhe si bien dëshmorë dhe si plagosen.Nuk e kanë parë se si derdhet gjaku për atdhe e për liri, Këtë e kanë parë vetëm trimat e lirisë që ishin gati në çdo çast të e falin edhe jetën e tyre në vijën e zjarrit të betejave të luftës.Sapo përfundoi lufta me plagë të përgjakura disa nga
“ komandantat” dolën nga podrumi dhe u turrën pas posteve të pushtetit dhe qe 20 vite nuk i lëshuan postet, por vetëm i ndrruan kolltuqet. Kurr nuk u interesuan për trimat dhe trimëreshat se ku gjenden për ti parë. E ju ca “komandanta” dhe disa të vetshpallur patriota vrapuat pas posteve për të u pasuruar , për të blerë banesa, makina luksoze dhe çfarë jo tjetër. I harruat edhe të plagosurit, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.Mos mendoni se e gjithë kjo do të harrohet, do të vijë një ditë që do të jepni llogari para Zotit. Po ju drejtohem juve ca karrieristave, hajdotëve , maskarenjve që keni shkelur mbi gjakun e çlimtarëve.Unë personalisht si një prind i një invalidi të luftës kurr nuk do ta harroj gjakun e djalit tim që e kam pa me sytë e mi duke u derdhur. Edhe sot pas 20 vitesh ia shoh plagën në trup e ju njëherë nuk e vizituat. A e dini ju hajduta se qe 20 vite gjendet në punë dhe sot e kësaj dite nuk ka vendim pune. Po ju pyes juve pushtetarë hajna. A e keni parë fëmiun tuaj duke derdhur gjakun? A e keni parë nënën e tij që plagët ia lidhte me shaminë e saj që mbante në kokë. A e keni parë se si nëna derdhë lotë dhembje dhe lotë krenarie pranë kokës së djalit të saj.Ky djalë edhe sot i bartë plagët në trup e juve aspak nuk iu ka interesuar sëpaku njëherë të e vizitoni. Ju ca hajna që dolët nga podrumi bëtë pasuri marramendse, por edhe flitni nëpër tubime. Ekrane televizive tregoni “patriotizëm” Shitni kopalla me gjakun e huaj e jo me gjakun tuaj.Duhet të ju vijë turp i turpit, por ju nuk keni turp, ju jeni hajna që shkelni në gjakun e shtrenjtë e të njomë që u derdhë nëpër fusha e male. Synimi juaj është që sa më tepër të qëndroni në pushtet dhe të i mbusni xhepat me lekë për vete dhe për pasardhësit tuaj.Turp ju qoftë edhe pse e di se nuk keni një fije turpi. Unë vetëm një gjë e di se ju do të dënoheni një ditë në këtë botë dhe sigurtë se në botën e amshuar do e pguani shumë shtrenjtë nga Zoti.