“Mos hesht ndaj masakrës” -Qytetarët protestuan sot në çarshinë e Shkupit kundër dhunës në Gaza
Abdullahu ishte një ndër shumë mbështetës të Palestinës sot në Çarshi të Shkupit.
Babai i Abdullahut është nga Palestina ndërsa nëna e tij nga Maqedonia e Veriut.
Së bashku me shumë qytetarë tjerë të Shkupit kërkuan që të ndalet lufta ndaj Palestinezëve, ndaj civilëve dhe fëmijëve atje, shkruan Alsat.
“Çfarë po ndodh tani kudo në Gaza ose brenda asaj që njihet si Izrael, brenda territoreve të pushtuara, tani palestinezët në Gaza po paguajnë çmimin më të lartë, ata po paguajnë me jetën e tyre vetëm për shkak të interesave amerikane, Britanisë së Madhe, interesave gjermane, interesave izraelite vetëm për të mbajtur këmbët izraelite në Lindjen e Mesme”, thotë Abdullahu.
Ndër shumë qytetar që mbështetën popullin Palestinezë ishte edhe deputeti Skender Rexhepi Zejdi.
“Unë e kam thënë edhe më herët se para se të jemi politikan, fetar duhet të jemi njerëz, dhe si njerëz kemi gjykuar dhe gjykojmë vrasjen e civilëve pa marrë parasysh në cilën anë gjenden dhe në cilën pjesë, do vazhdojmë të dënojmë vrasjen e civilëve qoftë Izraelit por pa dyshim 75 vite vazhdojmë të ngremë zërin edhe për vrasjen e civilëve në Palestinë të cilët jetojnë në një burg plot 75 vite një burg 2.5 milion popull, një burg i hapur që gjithë bota e heshtë por fatkeqësisht vriten fëmijë ajo që më se paku mund të bëjmë ne të ngremë zërin për padrejtësitë që i bëhet popullit Palestinezë”, theksoi Skender Rexhepi, deputet.
Ndër shumë slogane që qytetaret mbanin në duar slogani i kësaj protestë ishte ”Mos hesht ndaj masakrës” e cila u nxit pas bombardimit të spitalit ku mbeten të vdekur mbi 500 palestinezë mes tyre shumë fëmijë.