Morata tepër i shtrenjtë, Milan hedh sytë nga Mehdi Taremi
Porto kërkon 20 milionë për Mehdi Taremin. Një shumë e konsiderueshme, por që nuk e bllokon idenë e Milanit për të sjellë sulmuesin iranian në San Siro.
Ai ka karakteristikat perfekte për të qenë alternativa e Giroud, një sulmues i fuqishëm që di të rrisë ekipin.
Emri i Morata po zhduket dalëngadalë nga radarët e kuqezinjve. Fakti që Milan nuk mund të mbështetet në dekretin e rritjes, e bën negocimin të nderlikuar, kryesisht nga pikëpamja ekonomike. Atletico Madrid kërkon më shumë se 20 milionë euro dhe spanjolli fiton më shumë se 5 milionë euro në sezon.
Prandaj Taremi duket si profili i duhur. 30-vjeçari iranian, në 147 ndeshje në total me Porton, ka shënuar 80 gola dhe ka asistuar në 49 ndeshje.