Monika Kryemadhi nis “hakmarrjen”, pas arrestimit të Ilir Metës
Deputeteja e PL Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me akuzat e SPAK, ku shprehet se është goditur nga drejtësia me një ligj i cili sipas saj është i shfuqëzuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se ligji është shfuqëzuar 4 vite më parë.
“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë. Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?!
Këtë le ta gjykojnë shqiptarët. Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku. Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan ajo.