Mlladiqit i konfirmohet burgimi i përjetshëm
Gjykata e Kombeve të Bashkuara mbështetën dënimin me burg të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq, për organizimin e gjenocidit dhe mizorive të tjera ngjatë gjithë luftës së Bosnjës 1992-1995.
Gjykata mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë.
Procesi gjyqësor ndaj Mlladiqit
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë paditi Ratko Mlladiqin më 24 korrik 1995. Pas 16 vjetësh në arrati, ai u paraqit në gjykatë për herë të parë në korrik të vitit 2011.
Mlladiq, një ish-gjeneral, ka qenë pjesëmarrës në luftën e Bosnje dhe Hercegovinës në vitet 92 -95 si komandant i ushtrisë së serbëve të Bosnjës.
Në vitin 2017, Haga e ka dënuar Mlladiqin – në shkallë të parë – me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.
Gjyqi kundër tij kishte filluar në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë.
Pas shpalljes së vendimit, mbrojtja dhe prokurorët apeluan vendimin, dhe shpallja e vendimit përfundimtar bëhet sot (8 qershor).
Mbrojtja kishte kërkuar që ai të lirohej ose që lënda të kthehej në rigjykim. Ndërsa, prokuroria kishte kërkuar që Mlladiq të shpallet fajtor për gjenocid edhe në gjashtë komuna të tjera të Bosnje dhe Hercegovinës, përveç Srebrenicës.