Mjetet për zbukurimet për Vitin e Ri, Gostivari do t’i jep për Qendrën e Autizmit
Komuna e Gostivarit mjetet e parapara për zbukurimin e qytetit për festën e Vitit të Ri, do t’i dhurojë për Qendrën për Autizëm, që po ndërtohet në këtë qytet.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Gostivarit Arben Taravari, i cili pret që secili të jetë dakord me këtë vendim.
“Jam krenar të bëj me dije se mjetet e buxhetit për ndriçimin dekorativ të qytetit me rastin e festave të fundvitit, unë dhe ekipi im, kemi menduar t’i dhurojmë tek Qendra për Autizëm që po ndërtohet në qytet”.
“Besoj se secili do të jetë dakort që të shmangim zbukurimin publik për Vitin e Ri, kështu do të kursejmë dhe energji, por mbi të gjitha do të kontribuojmë aty ka nevojë më shumë si është Qendra për Autizëm”, thotë Taravari.
Ndryshe, edhe Bashkia e Shkupit kërkoi që ta shkëpusë marrëveshjen për zbukurimin e qytetit, e cila parashihte harxhime prej mbi 240 mijë eurove.