Maqedoni

Mjekja e njohur nga Klinika e Shkupit: Puna e përfunduar me sukses më bën të ndihem e lumtur

(Docent Dr. Sava Pejkovska, subspecialiste. – pulmoalergologe nga Klinika për Pulmologji dhe Alergologji)

“Puna e përfunduar me sukses është ajo që më bën të ndihem e lumtur, mirë dhe e qetë. Është një moment që do ta kujtoj përgjithmonë. Mjeku kujdestar më thirri për të ndihmuar një paciente e shoqëruar nga dy vajzat dhe bashkëshorti, në gjendje të përgjithshme shumë të rëndë. Pas ekzaminimit konstatova se është e nevojshme të aplikohet ventilimi joinvaziv (NIV). Pa vonesë, e lidha menjëherë pacienten me aparatin. Të nesërmen, ajo ishte shumë më mirë dhe vajzat, duke dashur të shprehnin mirënjohjen e tyre, të dyja nxituan drejt meje në të njëjtin moment dhe më përqafuan. Ai reagimi i tyre spontan ishte shumë domethënës për mua, sepse më përcolli të gjithë atë emocion dhe mirënjohje që ato e ndjenin. Ky është një moment që më ka mbetur në kujtesë, sepse reagimi i familjes ishte i sinqertë, spontan, dhe për ne mjekët më e rëndësishmja është që të bëjmë maksimumin për t’i ndihmuar pacientët”..