Mjaft folëm pēr demokracinë ejani ta zbatojmë atë në praktikë
Shkruan: Ejup Berisha
Jetojmë në periudhën postkomuniste që në fakt i bie se ne akoma nuk jetojmë në demokraci, kjo është dëshmi se ne jemi akoma shumë larg saj. Një fjalë popullore thotë Ujku qimen e ndryshon por zanatin se harron. Edhe disa individ dhe grupacione individësh këtu te ne në shoqërinë dhe shtetin tonë fjalorin e kanë ndryshuar dhe marrin guximin që të flasin për demokraci dhe për pluralizëm por në vend që ti instalojnë këto ata akoma vazhdojnë me praktikimin e njëmendësinë.Sot fatkeqsisht kemi shumë më tepër njëmendësi sesa që kishte në periudhën e sistemit të mëparshëm komunist-socialist. Kur e themë këtë nuk dua ta madhëroj ish sistemin por të tregoj realitetin që ka egzistuar atëkohë. Elitat e tanishme politike promovohen si demokrat por këta tërë kohës veprojnë si autokrat. Autokracinë tërë kohës e praktikonte ish sistemi, dhe këtë fatkeqsisht nuk e ndryshuan më pas të ashtuquajturit demokrat. Sot në shtetin tonë mungon debati njëri prej parimeve dhe instrumenteve kryesore të demokracisë ndërsa në vend të tij dominon diktati. E me dialog të gjitha mosmarrëveshjet dhe qështjet kontestuese zgjidhen më mirë dhe më lehtë. A e keni pa se ne kemi situata konfliktuale edhe për qështje tejet të imta të cilat mund të zgjidhen shumë shpejtë dhe më lehtë me dialog. Konfrontimet dhe konfliktet e pengojnë zhvillimin dhe përparimin e shteteve dhe të shoqërive ndërsa zgjidhja e mosmarrveshjeve me ndihmën e dialogut e mundëson dhe i ndihmon këto gjëra në shtet dhe në shoqëri. Elitat politike këtu te ne dhe në rajon nuk përtojnë të konfrontohen edhe për gjërat më banale dhe kur ata e bëjnë këtë veprim të njëjtët mendojnë se janë duke bërë punë të mëdha apo se po merren me patriotizëm. Këto situata janë tejet absurde dhe të pashpjegueshme . Sot gati të gjitha subjektet politike në emërtimet e tyre e kanë edhe prefiksin “Demokratike” por sa të njëjtat janë të tilla? përgjigja është këto aspak nuk janë të tilla. Dhe nëse këto nuk veprojnë në mënyrë demokratike atëher pse kot e mbajnë shtojcën demokratike. Shoqëritë dhe shtetet kanë demokraci të realtë kur e mundësojnë dialogun, bashkëpunimin dhe transparencën pastaj nëse i respektojnë të drejtat, liritë, vullnetin si dhe përzgjedhjen që e bën cdo qytetar. Shembull tipik i një shteti dhe e një shoqërie të tillë është Konfederata e Zvicrrës. Ky shtet ka instaluar demokraci të nivelit më të lartë bashkëkohorë. Në të nuk ka konflikte mosmarrëveshje dhe imponim vullneti por ka paqë bashkpunim konsenzus-pajtueshmëri për të gjitha qështjet që e tangojnë shtetin dhe qytetarët. Këtë ata e kanë arritur duke e respektuar qytetarin si individ apo duke e vënë atë në qendër të vemendjes dhe duke e bërë atë faktorë shumë të rëndësishëm të të gjitha ndodhive kryesore shoqërore. Zvicrra ka instaluar demokraci të tipit konsultativ përmes të cilit qytetarët konsultohen dhe pyeten jo vetëmse për disa gjëra por edhe për gjithcka. Ndërsa te ne qytetari nuk pyetet dhe nuk konsultohet gatise për asgjë. Në shoqërinë dhe shtetin tonë qytetarët nuk konsultohen dhe nuk pyeten as për qështjet që i tangojnë dhe i përkasin vetëmse atyre si individ. Ky pra është përjashtuar gatise tërësisht nga qeverisja dhe kjo nuk ndodh vetëmse në nivel qëndror por edhe në atë lokal. Prandaj mendoj se kur flasim për demokracinë duhet të bëhen përpjekje që të ndryshohet dicka në aspekt faktik. Sepse ne jemi shtet apo dhe shoqëri demokratike vetëmse në aspekt formal por jo edhe në aspekt faktik. Kemi ngelur shumë gjatë në fazën fillestare të tranzicionit politik dhe shoqëror drejt instalimit të sistemit demokratik.Prandaj duhet të bëhet dicka që të ndodhë ndryshimi e jo të ruhet status-quoja. Ne na nevoitet demokracia faktike e jo vetëmse kjo formalja që e kemi ja tridhjetë e dy vite me radhë. Urdhëroni ta bëjmë këtë punë.