Mizijene Jahiji drejtoreshë e re e Postës në Kumanovë
Orhan Kurtishi, Drejtor Gjeneral i Sh.A. Posta e RMV: Pata kënaqësinë të vizitoj Drejtorinë e Postës në Kumanovë, ku takova ekipin dhe u njoha nga afër me sfidat që përballen në përditshmëri. Në këtë rastë , pata nderin t’i dorëzoj vendimin drejtoreshës së re të Drejtorisë së Postës në Kumanovë, znj. Mizijene Jahiji.
Gjatë vizitës, diskutuam për planet dhe prioritetet për përmirësimin e shërbimeve postare, si dhe për mënyrat më efikase për të rritur cilësinë e punës dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave të qytetarëve.
Znj. Mizijene , me përvojën e saj njëzet e dy vjeçare në këtë institucion si ekonomiste e diplomuar, jam i bindur se do të kontribuojë në ngritjen e standardeve dhe do të jetë një udhëheqëse e shkëlqyer për këtë drejtori. Përkushtimi ynë mbetet që të krijojmë kushte më të mira pune për çdo të punësuar dhe të ofrojmë shërbime të cilësisë më të lartë për të gjithë qytetarët.
🤝📦🤝
#PërkushtimDheZhvillim
#PostaKumanovës
#ShërbimeCilësore