Miteva: Qeveria nuk mendoni për zgjedhje të parakohshme
Qeveria mbetet e qëndrimit që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mos mbahen së bashku me ato lokale në tetor të vitit të ardhshëm, tha zëdhënësja Marija Miteva, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit në konferencën e sotme për media.
Ajo nuk i komentoi qëndrimet e opozitës se qeveria nuk ka bërë asgjë për qytetarët në pesë muajt e fundit, po ashtu nuk komentoi as konkluzionet e takimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, që për të mirën e shtetit së bashku me zgjedhjet parlamentare vendore të zhvillohen.
“Si qeveri mbesim të mendimit se zgjedhjet e parakohshme janë vetëm kosto shtesë”, u përgjigj Miteva.
Për qëndrimin e LSDM-së opozitare se spekulimet për ndarje në parti vijnë nga kuzhina e pushtetit, Qeveria nuk ka koment.