MISOVSKI DHE ZAJKOVA MOHOJNË SE DO TË KALOJNË TEK VMRO
Kreu i PRSD-së, Goran Misovski dhe kryetarja i Partisë Liberal Demokrate, Monika Zajkova që në zgjedhjet parlamentare ishin pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, mohojnë se do të kalojnë në koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Këta emra u përmendën gjithnjë e më shumë. sidomos pas deklaratës së djeshme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se kanë siguruar 61 deputetë, përkatësisht se tre deputetë kanë kaluar në shumicën e tyre, që numëron 58 mandate deputetësh.
“Ne do të veprojmë si opozitë, ndërsa për mënyrën se si do të funksionojmë organizativisht do të vendosin organet e partisë pas seancës konstituive”, tha Misovski në një deklaratë për media.