October 12, 2024
BallinaMaqedoni

“Mirëdita nga Shkupi i mrekullueshëm”! Meta gati për të qenë pjesë e Samitit të madh

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, aty ku pritet të mbahet Samiti “World Changers Balkan”.

Ilir Meta do të jetë folësi kryesor në Samitin ballkanik për ndryshime botërore, që do të mbahet gjatë fundjavës në Shkup.

Në fjalimin e Mëtës do të trajtohet çështja e ndërtimit të të ardhmërisë së përbashkët të popujve të Ballaknit.

Samiti do të mbahet më 12-13 tetor, në Filharmoninë e Maqedonisë në organizim të Institutit për studime të avancuara dhe bashkëpunim në partneritet me Qendrën ndërkulturore nga Londra.