Maqedoni

Ministrja e Mbrojtjes: Armata e Maqedonisë është e gatshme të përgjigjet në mënyrë profesionale

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në intervistë për TV21 theksoi se Armata e Maqedonisë së Veriut po pajiset vazhdimisht dhe se është në gjendje të mirë.

“Armata jonë në vazhdimsi po pajiset, dhe jo në afat të shkurtër, një apo dy vjeçar, por me vite me radhë, falë përcaktimit strategjik në vitin 2017 për anëtarësim në NATO dhe tashmë edhe si vend anëtar i Aleancës. Këtë vit buxheti në drejtim të investimeve dhe pajisjeve në mbrojtje, që do të thotë investim në resurse njerëzore dhe pajisje dhe modernizim kap 1,77 për qind të BPV-së”, tha mes tjerash Petrovks.

Ministrja Petrovska tha se kritikat për kushtet në Armatë vijnë nga “veprime hibride në vend”.

“Kritikat janë irelevante dhe të nxitura nga veprime hibride që kanë për qëllim të tregojnë se Armata e Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme, në të kundërtën, Armata është e gatshme të përgjigjet me përgjegjësi, në mënyrë profesionale në detyrat që do t’i besohen, kuptohet në kornizat e përgjegjësive të saj”, deklaroi Petrovska.