September 16, 2024
Maqedoni

Ministria e transportit do të financojë projektin e kanalizimit fekal në f.Llaskarcë të Komunës së Sarajit

Ministria e Transportit do të finacojë projektin e kanalizimit fekal në f.Llaskarcë të Komunës së Sarajit, ka njoftuar Zv.Ministri Bekim Rexhepi, transmeton TetovaSot.

“Sot në seancën e Qeverisë u miratua vendimi për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në f.Llaskarcë, Komuna e Sarajit. Vlera investuese e projektit është 29 milion denarë, të siguruara nga Buxheti i Ministrisë për Transport dhe Lidhje. Në ditët në vijim pritet të fillojë procedura e tenderimit”, deklaroi Rexhepi.