Maqedoni

Ministria e shëndetsisë relizoi takim me përfaqësues të Shoqatës së Fibrozës Cistike

Në Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë pritur për bisedë përfaqësues të Shoqatës së Fibrozës Cistike, pacientë me fibrozë cistike dhe prindër të fëmijëve me fibrozë cistike. Qëllimi i këtij diskutimi ishte njohja me procesin me të cilin Ministria e Shëndetësisë ka punuar në mënyrë aktive, për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse për këta pacientë. Për këtë qëllim është angazhuar edhe një grup punues, i cili është duke punuar për rastin tashmë që prej dy javësh.

Përfaqësues nga shoqata do të ftohen gjithashtu në një takim me grupin e punës, për t’u përfshirë drejtpërdrejt dhe për t’u njohur me sfidat dhe hapat e nevojshëm për të arritur një zgjidhje për këtë kategori vulnerabël.