Ministria e Brendshme e Ukrainës: Janë vrarë 198 persona dhe janë plagosur 1,115 të tjerë
198 viktima, mes të cilëve tre fëmijë, është bilanci i luftës në ditën e tretë të sulmit rus në Ukrainë.
Lajmi është konfirmuar këtë të shtunë nga Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës përmes një njoftimi zyrtar, e cila thekson se bëhet fjalë vetëm për viktima civile.
Po nga i njëjti burim, mësohet se të plagosur kanë mbetur 1.115 persona, duke përfshirë edhe 33 fëmijë.
Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se sulmet kanë rifilluar mëngjesin e sotëm në Sumy, në veri-lindje të Ukrainës dhe në Kiev.
Mësohet se Republika Çeke dhe Holanda kanë dërguar armë dhe municione luftarake.
Rusia, në orët e para të 24 shkurtit, nisi sulmet drejt Ukrainës nga toka, ajri dhe deti.
Më herët presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se nuk kishte ndërmend të pushtonte vendin e tij fqinj, edhe pse para pak ditësh ai vendosi të shkelë marrëveshjen e paqes, duke dërguar jo vetëm forca ushtarake, por duke sjellë vdekjen për dhjetëra qytetarë nga të dy palët në Ukrainë.