BallinaMaqedoni

Ministri Toshkovski deklarohet për aksionin e sotëm të MPB-së: Po goditet një grup kriminel që ka kontrabanduar makina luksoze

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka konfirmuar se po zhvillohet një aksion kundër një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e automjeteve të shtrenjta, falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare.
“Aksioni është i fokusuar në goditjen e një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e automjeteve të shtrenjta, falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare, për të cilat sot në mëngjes janë kryer bastisje në disa lokacione. Ne vazhdojmë luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit, sepse qytetarët meritojnë të jetojnë në një shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt,” theksoi Toshkovski.