Ministri Perinski: Do të punojmë me dinamikë të shtuar për të nxitur zhvillimin në të gjitha rajonet
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, kryesoi Këshillin Nacional për Zhvillim të Barabartë Rajonal, i cili sot mbajti seancën e 38-të, praktikisht me përbërje të re. Me ndryshimet e fundit në Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal është bërë harmonizim me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, kështu që struktura e Këshillit mbetet e njëjtë, por për herë të parë anëtarë të Këshillit janë edhe ministrat e ministrive të reja, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministria e Sportit.
“Ky është vendi ku të gjitha palët e përfshira nga të dy nivelet e qeverisjes, qendrore dhe lokale, harmonizojnë pikëpamjet e tyre për çështjet me rëndësi për zhvillimin e balancuar rajonal”, tha kryetari i Këshillit, ministri Perinski, i cili tregoi se në periudhën e ardhshme Këshilli do të takohet me dinamikë të shtuar, dhe synimi është që të nxisë zhvillimin në të gjitha komunat dhe rajonet planifikuese, në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe gjithmonë me përfshirjen e qytetarëve.
Në seancën e sotme, Këshilli e përcaktoi Propozim vendimin për indikatorët për llogaritjen e indeksit të zhvillimit të rajoneve planore dhe Propozim vendimin për klasifikimin e rajoneve të planit sipas shkallës së zhvillimit, për periudhën 2024-2028. Rajoni planor i Shkupit mbetet më i zhvilluari, ndërsa rajoni planor i Vardarit dhe ai Verilindor në vend kanë indeksin më të ulët të zhvillimit. Me propozim të Këshillit për Zhvillim të Balancuar Rajonal, Vendimet i merr Qeveria.
Këshilli për Zhvillim të Balancuar Rajonal është organ koordinues ndërmjet ministrive kompetente që kanë programe buxhetore me ndikim në zhvillimin rajonal, por siguron koordinim edhe me Këshillat Zhvillimor të rajoneve planifikuese, ku anëtarë janë kryetarët e komunave nga rajoni përkatës planor.
Në seancë unanimisht u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ndërsa kryetari i Këshillit, ministri Perinski, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet në janar, ku do të shqyrtohet vendimi për zonat me nevoja specifike zhvillimore.