Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, po e shkakton pala serbe
Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Kosovë dhe rajon “nuk është ajo që do të donim të ishte” dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”.
Anushiq këto komente i bëri të hënën në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it.
“Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme të dërgonim forcat e armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR të arrijnë të stabilizojnë situatën, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës,” tha ai, duke shtuar se kishte disa situata që “ishin në kufi”, shkruan HRT.
Anushiq u shpreh se situatat e kohëve të fundit janë shkaktuar nga pala serbe.