Maqedoni

Ministri Çupi priti mysafirë nga Çanakalaja

Ministri i diasporës Xhemali Çupi sot priti në takim delegacion nga Republika e Turqisë i kryesuar nga Ismail Kashdemir, Drejtor i zonës historike të Galipolit në Çanakale.

Biseduam për tema të orientuara në sferën e diasporës, kulturës dhe investimeve në vendin tonë, tha Çupi pas takimit.

“Njëkohësisht u theksua edhe vizita ime e parë zyrtare që do të realizohet në Republikën e Turqisë, ku do të takohem me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe me shoqata që janë me prejardhje nga RMV-ja, duke marrë në konsideratë numri e madh të tyre në Turqi”, theksoi ministri Çupi.