Ministri Bekteshi në panelin e diskutimit “Infrastruktura, energjia, turizmi: Po punojmë intensivisht për një tranzicion të gjelbër të energjisë
Jemi duke punuar intensivisht në tranzicionin në sektorin e energjisë. Disa projekte të mëdha tashmë kanë filluar me ndërtimin e kapaciteteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, dhe në periudhën e ardhshme ne do të intensifikojmë ciklin e investimeve në energjinë e gjelbër. Qëllimi ynë është që deri në fund të vitit 2030 40% e konsumit përfundimtar bruto të energjisë në vend të jetë nga burimet e ripërtëritshme,” tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në panelin e diskutimit “Infrastruktura, Energjia, Turizmi: Promotorët e prosperitetit afatgjatë “në Forumin Ekonomik në Shkup.
“Lidhur me projektet në burimet e ripërtëritshme të energjisë që janë duke u implementuar, ne kemi nënshkruar marrëveshje me dy investitorë privat përmes Partneritetit Publik Privat së bashku me AD ESM të cilët do të investojnë në minierën ekzistuese të REK Oslomej në ndërtimin e qendrës fotovoltaike 100 MW, dhe gjithashtu Investimi i shtetit në periudhën e ardhshme do të fillojë në ndërtimin e një termocentrali tjetër fotovoltaik me 10 megavat gjithashtu në REK Oslomej. Ndërtimi i rrjetit kryesor të tubacionit të gazit është në fazën përfundimtare, dhe procedura për zgjedhjen e një kompanie që gjithashtu do të ndërtojë rrjetin e shpërndarjes së tubacionit të gazit në vend përmes parimit të Partneritetit Publik Privat është në fazën përfundimtare, deklaroi Ministri Bekteshi .
Siç shpjegoi Ministri, Ligji për Investimet Strategjike, i cili u miratua dy vite më parë, hap mundësi të madhe për investime në sektorin energjetik, dhe sipas shpalljeve të publikuara deri më tani, ka mbi 10 kompani energjetike të interesuara për të zbatuar planet e investimeve në vend.
“Ligji për Investimet Strategjike krijon mundësi të reja për investime në projekte të mëdha nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Prandaj, për komunitetin e biznesit, ekziston një mundësi për të investuar në efikasitetin energjetik dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë në të njëjtën kohë, gjë që nga ana tjetër krijon një mundësi për të krijuar vende të reja pune. Pritet që do të ketë 3211 vende të reja pune në ndërtim e sipër dhe rreth 2000 në mirëmbajtje vetëm në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe rreth 3500 shtesë në efikasitetin eenergjetik. Sektori shkencor pritet të bashkëpunojë me komunitetin e biznesit në fushën e zgjidhjeve inovative, “tha Ministri Bekteshi.
Ministri theksoi se Qeveria ka miratuar një Plan të të Ndërhyrjes së Investimeve për 7 vitet e ardhshme, me të cilin janë planifikuar investime totale prej 8 miliardë eurosh, dhe gjithsej 3.14 miliardë euro janë siguruar pikërisht në energjetikë.