Maqedoni

Ministri Bekim Sali pa truproja, bashkëbisedon me qytetarët në parkun e qytetit (FOTO LAJM)

Ministra e kryeministra pa truproja janë dukuri e shpeshtë në vendet perëndimore, ku edhe presidentët udhëtojnë me autobusë ose bicikleta, por raste të tilla nuk jemi mësuar t’i shohim në vendin tonë.

Përkundrazi, në Maqedoninë e Veriut shumica e ministrave dhe funksionarëve preferojnë të ndertojnë imazhin e tyre me vetura luksoze, me truproja e me shoferë, si dhe me veshje të shtrenjta.

Nga ky “shabllon” po dallon ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili çdo moment të lirë mundohet ta shfrytëzojë në biseda dhe takime direkte me qytetarët, për të dëgjuar drejtpërdrejt mendimet e tyre dhe hallet që mund t’i kenë.

Kjo sjellje modeste u ka bë përshtypje mediave shqiptare dhe atyre maqedone në Shkup, të cilët e kanë fotografuar ministrin e shëndetësisë në bashkëbisedimet e tij me qytetarët.