Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital
Sot në seancën e 204 në qeverinë e Republikës së Maqedinisë janë miratiar 5 propozim ligjet të propozuar nga ministri Azir Aliu të cilët janë shumë të rëndësishme për Reformën në Administratën Publike dhe Transformimin Digjital të shtetit,shkruan Top24.
1.Ligji për nëpunësit administrativ
2. Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe
3. Ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformim digjital
4.Propozim Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbimeve elektronike
5.Propozim Ligji për përkryerje profesionale dhe trajnim të nënpunsve administrativ.
Kjo është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave, punëve të bëra të Ministrit Aliu për të ardhur në ditën që ta krijojm këtë mundësi për vendin tonë.
Dua të falënderoj ekipet për punën e palodhur që kanë bërë. Kemi pasur diskutime të pafundme, kemi konfrontuar volume të pafundme opsionesh dhe në fund kemi rënë të gjithë dakord që detyra jonë është tu japim qytetarëve maksimumin e produktit të reformave.Top24