Maqedoni

Ministri Aliti mori pjesë në samitin botëror në Gjenevë

Sot mora pjesë në Tryezën e Ministrave, që u mbajt në korniza të Forumit 2022 të Samitit Botëror të Shoqërisë Informatike, në Gjenevë.

Në fjalën time të rastit informova mbi planet, projektet dhe fokusin tonë në digjitalizim të administratës.

Gjithashtu theksova se vendet duhet të angazhohen më shumë për bashkëpunim, në zhvillimin e infrastrukturës së IKT-së.