Ministri Admirim Aliti do të nënshkruajë marrëveshjen e rëndësishme RMV-BE
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti, është autorizuar që në emër të qeverisë të nënshkruaj marrëveshje me BE, me çka vendi ynë do të jetë anëtare e programit Digital Europe.
“Me kërkesën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në fillim të vitit 2022 vazhduan aktivitetet në procesin e bisedimeve për pjesëmarrje në Programin Digital Europe me përfaqësuesit e Komisionit Evropian”, njoftoi Aliti.
Programi për Evropë digjitale është program i ri i financuar nga BE-ja i fokusuar në afrimin e teknologjisë digjitale deri te bizneset, qytetarët dhe administrata publike.
“MSHIA e pa mundësinë e anëtarësimit në Programin për Evropë Digjitale e cila do të siguroje financim strategjik si përgjigje ndaj sfidave të IT, duke përkrahur projekte në pesë sfera kyçe me kapacitet: superkompjuter, intelegjenca artificiale, siguria kibernetike, aftësitë e avancuara digjitale dhe sigurimi i përdorimit të gjerë të teknologjive digjitale në ekonomi dhe shoqëri, sidomos edhe përmes klubeve digjitale inovative”, thekson Aliti.
Me buxhetin e përgjithshëm të planifikuar prej 7.5 miliard euro (me çmimet rrjedhëse), programi ka për qëllim që ta shpejtoje rimëkëmbjen ekonomike dhe ta pasqyroje transformimin digjital të shoqërisë dhe ekonomisë evropiane, duke sjell përfitime për të gjithë, por sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Edhe pse qëllimi i Programit para së gjithash është që ti përforcoje kapacitetet digjitale të Unionit, ajo jep mundësinë që vendet e treta të janë të lidhura me Programin.
Programi mundëson shfaqjen e interesit dhe anëtarësimit të vendeve kandidate si dhe vendeve të programeve të fqinjësisë së mirë. Teknologjia digjitale dhe infrastruktura luajnë një rol kyç në jetën dhe punën tonë.
“Ne mbështetemi tek ata për të komunikuar, punuar, avancuar shkencën dhe për t’iu përgjigjur problemeve aktuale mjedisore. Në të njëjtën kohë, pandemia COVID-19 na ka treguar jo vetëm se sa shumë mbështetemi në teknologjinë tonë për të qenë në dispozicion për ne, por edhe sa e rëndësishme është që Evropa të mos varet nga sistemet dhe zgjidhjet që vijnë nga rajone të tjera të botës”, shton ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë
Vendosja e zhvillimit në këtë drejtim është qëllimi kryesor i programit DIGITAL.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, Republika e Maqedonisë së Veriut nga data 01.01.2023 do të jetë anëtare në programin Evropa Digjitale dhe të gjitha organizatat civile, kompanitë dhe institucionet do të mund të marrin pjesë në projektet e realizuara përmes këtij programi.
“Qoftë 2023 një vit i fillimeve të mbara!”, është porosia e Alitit.