Ministri i arsimit apel mësimdhënësve: Mos u jepni nxënësve detyra përmes Viber-it
Ministri për Arsim dhe Shkencë Jeton Shaqiri, vlerëson se komunikimi i mësimdhënësve me pridërit dhe nxënësit në grupe “Viberi” nuk është praktikë e mirë edukative.
“Një ndër protokolet që unë kam dhënë me protokolet e reja të sigurisë dhe dua ta përdor e të apeloj tek mësimdhënësit-shumë mësimdhënës funksionojnë me prindërit nëpërmjet grupeve të Viberit, ose qoftë edhe me fëmijët. është një gjë jo shumë e mirë. Nuk ka të bëjë me edukimin mediatik, por me komunikimin social. Mund t’i japin detyrat, por nuk jepet detyra përmes grupit të Viberit. Nuk do të thotë edukim i mirë i IT-së. Ndërsa nga testimet e ndryshme që na dalin, nga analizat që kemi bërë, kur i jepet një fëmije një informacion i dyfishtë, një pjesë e nxënësve mund ta vlerësojnë cili është i saktë, e cili jo. Kjo tregon që ka përparim, por nuk janë në nivelin e kënaqur, sepse ka shumë shtete tjera të cilat jnë më të avancuara se ne, por nuk e kanë nivelin e Zhvillimit si duhet nga edukimi mediatik”, thotë mes tjerash ministri Shaqiri në intervistën eksluzive për Zhurnal.