October 10, 2024
BallinaMaqedoni

Minçev: Kreshnik Bekteshi ka mbështetur strategji ku thuhej se është tejkaluar nevoja për “Balancuesin”

Ministri i Administratës, Goran Minçev tha se konferenca e mbrëmshme për shtyp e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit për shfuqizim të Balancuesit, ishte mem siç tha ai “BDI kundër BDI-së”, përcjell TV21. Minçev tha se BDI në të kaluarën ka mbështetur strategji ku konstatohej se është tejkaluar nevoja për Balancuesin.

“Komenti i BDI-së, ose do të thosha nata dramatike e konferencës për shtyp. Më duhet të konstatoj se koha e atyre konferencave për shtyp ka mbaruar. Mbrëmë ishim para një situate interesante, ku kishim konferencë shtypi nga opozitarja BDI, me titull pune BDI kundër BDI-së, pse e them këtë , në strategjinë nacionale të cilën e ka miratuar si vendim qeveria e kaluar, dmth flasim për strategjinë nacionale për reforma në administratën publike 2023-2030, kemi një situatë ku BDI si pjesëmarrës në qeveri, ka mbështetur nismë në të cilën konstatohet se është tejkaluar, citoj, nevoja për përdorimin e instrumentit të quajtur Balancues, që në praktikë shkaktoi disa keqpërdorime, ndërsa nga ana tjetër mbetet në përdorim në parimet adekuate të përfaqësimit të drejtë të anëtarëve të bashkësive. Kjo do të thotë se z.Arbër Ademi, që e mbante konferencën e djeshme, e mbante kundër mbështetësit të tij, që rrinte pranë tij, që në të kaluarën ishte pjesë e qeverisë, ai është z.Kreshnik Bekteshi”, deklaroi Minçev./tv21.tv