Milot Sinani, talenti i madh i Aarau-s në Zvicër, prindërit e tij janë nga Kumanova (Foto)
Prej 23 marsit, reprezentacioni U17 i Maqedonisë së Veriut i drejtuar nga seleksonuesi Vujadin Stanojkovic është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore kundër Rumanisë më datë 25 dhe 27 mars, ndërsa pjesë e grupit janë bërë edhe disa futbollistë me premisa të mëdha, shkruan Open-TV.
Njëri prej tyre është Milot Sinani, mesfushori defensiv, i cili është pjesë e skuadrës së njohur zviceriane Aarau.
Ai edhe pse është 17 vjec luan me ekipin U18 të Aarau-s. Paraqitjet mbresëlënëse te kjo skuadër kanë bërë që skauti përgjegjës për Maqedoninë në Zvicër, Bekim Ameti, t’ia propozojë Sinanin seleksionuesit Stanojkoviç.
Ndryshe, Miloti ka lindur më 23 shkurt të vitit 2006 në Aarau, ndërsa prindërit e tij janë nga Kumanova.
Me futboll ka nisur të merret që në moshën 7 vjecare.
Si shumë futbollistë të talentuar edhe Milot Sinani ka idhullin e tij dhe ai është Zinedin Zidane. Ëndrra e tij e madhe është të bëhet futbollist profesionist.
U17 e Maqedonisë në kualifikimet për Euro 2024 gjendet në grupin e 8-së bashku me Spanjën, Maltën dhe Sllovakinë. Ndeshjet do të zhvillohen mes 1 korrikut dhe 21 nëntorit të vitit të ardhshëm, ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë nikoqirë i turneut. (Open-TV).