July 1, 2024
Maqedoni

Milloshoski: Nuk do të jem ministër

Ligji për reforma në organet e drejtorive shtetërore do të jetë i pari që do të hyjë në procedurë parlamentare.

“Do të ketë riorganizim në më shumë ministri. Disa do të kenë kompetenca të reja, të tjera do të bashkohen me agjenci, ndërsa do të formohen edhe disa ministri të reja si Ministria për sport dhe Ministria për energjetikë. Edhe po të kemi shumicë prej 2/3 si mbështje për këtë ligji, për shkak se ka sinjale nga deputet individë që janë pjesë e partive që nuk morën shumicë në zgjedhje, se do të jenë në disponim që të japin mbështetje për një reformë të tillë të organeve në drejtorinë shtetërore”, tha Antonio Milloshoski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputeti Antonio Milloshoski, nuk e sheh veten mes ministrave të ardhshëm.

“Unë si politikan, por edhe si prind, kam mjaftueshëm obligime edhe në Kuvend edhe me familjen dhe mund të t’i përgjigjem mjaftë mirë edhe përgjegjësive politike edhe atyre prindërore, më mirë do të ishte për mua dhe këtë e kemi biseduar edhe me kolegët në Komitetin ekzekutiv, që të vazhdojë të jem aktiv në Kuvend”, shtoi Milloshoski.

Pas dy ditëve presidentja Gordana Siljanovska Davkova do ta dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re, mandatar është hristian Mickoski.

“Më 6 qershor do t’ia japë mandatin z. Mickoskit si kryetar i partisë më të madhe dhe koalicionit sipas numrit të deputetëve, ndërsa ai do të ketë kohë deri më 25 qershor në mesnatë, ta propozojë përbërjen e qeverisë së re. Pritshmëritë tona janë se propozimi për qeverinë e re do të ndodh para afatit të lejuar ligjor dhe diku rreth 13-14 qershorit presim që në Kuvend të arrijë edhe propozimi për përbërjen e re të qeverisë”, potencoi deputeti I VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Pastaj Kuvendi ka afat për shqyrtimin e biografive të ministrave të propozuar, ndërsa sipas paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së, më së voni deri më 22 qershor do të zgjidhet qeveria e re.