Rajon - Botë

Miliarderi mysliman bleu 220 milionë paund ndërtesën e njohur në Londër, do e bëjë xhami

Një miliarder mysliman ka fituar lejen për të transformuar në xhami një monument të rëndësishëm të vendosur në qendrën e Londrës.

Miliarderi Asif Aziz, i njohur si West End do të marrë kontrollin e Trocaderos në qendër të kryeqytetit britanik dhe kishte aplikuar për ta shndërruar atë një xhami me kapacitet 1000 persona.

Plani i tij mbeti pezull për shkak të reagimit të banorëve, por tani Këshilli i Westminster ka miratuar projektin për një xhami trekatëshe që mund të presë 390 besimtarë.

“Një aplikim planifikimi nga Fondacioni Aziz për të kthyer një pjesë të Trocaderos së Londrës në xhami u miratua nga komiteti i planifikimit në maj 2023”, thuhej në njoftim.
Mendohet se xhamia do të quhet ‘Piccadilly Prayer Space’ dhe mund të hapet brenda disa muajsh. Objekti i kultit do t’u shërbejë myslimanëve që punojnë në zonë, si dhe atyre që vizitojnë Londrën si turistë.

Trocadero, i vendosur midis sheshit të famshëm Picadilly dhe lagjes ikonike Soho, u hap për herë të parë në 1896 si restorant, por u mbyll në 1965.

Ajo u rihap në 1984 si një hapësirë ekspozite dhe argëtimi, ndërsa në vitin 2020 u zvogëlua, pasi një pjesë e ndërtesës u rihap si hotel.

Aziz është pronari i Trocaderos prej vitit 2005, kur e bleu ndërtesën ikonike për më shumë se 220 milionë paund.