Miku i shqiptarëve dhe i zv/kryeministrit Fetau, Maxime Prévot zgjedhet ministër i Punëve të Jashtme në Belgjikë!
Maxime Prévot, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës!
Zv.kryeministri Arben Fetai përmes një statusi nê rrjetet sociale e ka uruar z.Prevot për detyrën e tij të re.
“Urime të përzemërta mikut tonë, Maxime Prévot, për emërimin si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës!
Maxime ka qenë një kryebashkiak i jashtëzakonshëm për Namurin, një lider vizionar si kryetar i partisë “Les Engagés” dhe politikan që promovon diversitetin dhe bashkëjetesën.
Tani, në rolin e tij të ri në qeverinë federale, jam i bindur se do të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim për një Belgjikë më të fortë dhe një diplomaci më të fuqishme. Shqiptarët në Belgjikë dhe kudo e vlerësojnë miqësinë dhe mbështetjen e tij, dhe jam i sigurt se do të jetë një zë i fuqishëm për vlerat që ndajmë.
Suksese Maxime në këtë detyrë të rëndësishme!”, ka shkruar Fetai.