Miku i madh i shqiptarëve nga SHBA, prof. Dejvid Filips: Artan Grubi është mashtrues!
David Phillips, Drejtori i Programit për Paqe dhe të Drejta të Njeriut (PPDNJ) nga Universiteti i Kolombias-SHBA, ndryshe mik i madh i shqiptarëve, ka dërguar një letër ankesë, ndaj zv/kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Në letrën, ai akuzon Grubin se është i pasinqertë dhe mashtrues, ndërsa e gjithë kjo ka të bëj me marrëveshjen që kanë pasur lidhur me aktivitetet për festimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Për të mos humbur në origjinalitet, ua sjellim deklaratën e plotë të David Phillips, ku ai në mënyrë të ashpër akuzon Artan Grubin për sjellje jo korrekte, jo profesionale dhe jo morale.
Programi për Paqe dhe të Drejta të Njeriut (PPDNJ) pranë Universitetit Kolumbia nga ana e Zv.Kryeministrit Artan Grubi, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut (QMV), ju kërkua që të ko-sponzorojë aktivitetet e festimit të 20-vjeçarit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (MKO).
Me kërkesën e tij ne u pajtuam që PPDNJ (1) do të ko-sponzorojë konferencën në Shkup, (2) do të moderojë një panel gjatë konferencës dhe (3) do të organizojë Institutin për Zgjidhje të Konflikteve. PPDNJ nuk do të pajtohej të marrë pjesë në konferencë pa zotimin për nismën e Institutit, që në pikëpamjen tonë do të ishte një mekanizëm për mbështetje të demokratizimit dhe perspektivës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.
Sa i përket Institutit, Z. Grubi na konfirmoi se “Ne jemi shumë të interesuar që t’a bëjmë atë.” Me këtë garancë të tij, unë udhëtova nga Nju Jorku për Shkup brenda një dite dhe gjatë deklaratave të mija publike në konferencë thashë se Universiteti Kolumbia dhe QMV do të punojnë së bashku për themelimin e Institutit.
Z. Grubi nuk pati kohë për takim pas konferencës që të flasim se si të vazhdojmë, kështuqë unë i shkrova për hapat e mëtejshëm:
“Më herët ne patëm folur për zhvillimin dhe transferimin e Kurikulumit për Zgjidhje të Konflikteve dhe Harmonisë Sociale të universitetit Kolumbia tek partnerët në RMV, si dhe trajnimin për zhvillim të kapaciteteve. Kjo kërkon që në krye të punës të jenë universitetet dhe shoqëria civile. Ndërsa ju sugjeruat se në rol udhëheqës do të jetë Qeveria e RMV.” Pas kësaj dërgova një dyzinë e-maila për të vazhduar më tej. Mirëpo Z. Grubi nuk u përgjigj. Javën e kaluar ai më shkroi se nuk ka “justifikim” për të vazhduar më tej në këtë kohë.