September 28, 2024
BallinaMaqedoni

Micotakis për “Ta Nea”: Rruga europiane e RMV-së kalon përmes Greqisë

Kryeminstri grek Kirijas Mitcotakis vazhdon tu përcjell mesazhe zyrtarëve Maqedonisë së Veriut se rruga e vetme europiane të vendit, kalon dhe mbaron përmes Greqisë, respektivisht përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës. Kështu u shpreh përseri Mitsotakis në intervistën e tij të fundit e dhënë tani për gazetën greke “Ta Nea”. Çdonjëri që do të tentojë të “tërheq litarin”, Marrëveshjes së Prespës, tha ai, “litari do të këputet”, duke bërë të qartë në këtë formë se integrimi i plotë i RMV-së në familjen e madhe europiane, është i mundur përmes respektimit të MP-së.
“Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati se do të këputet. Dhe, nëse heq dorë nga marrëveshjet e dakorduara, duhet të dijë se do të përballet me rrugë të mbyllur drejt Evropës. Rrugë që kalon nga Greqia dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare.”, – tha Micotakis për “Ta Nea” greke.
Ky mesazh i Mitsotakis sot u gjetë në top lajmet e para nëpër gjitha mediat greke, duke ua përcjellur Shkupit, mesazhin dhe pozicionin grek rreth kësaj çështjeje. Greqia disa ditë më herët ka kërcënuar se do të lidhë përparimin e vendit drejt BE-së me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht me përdorimin e emrit kushtetues të vendit.
Mitsotakis disa here ka potencuar se zgjedhjet në RMV mbaruan dhe tani është koha partnerët e Maqedonia e Veriut të bëhen serioz dhe të respektojnë marrëveshjen ndërkombëtare nëse ende u intereson atyre që të mbetën në rrugën europiane, duke bërë të qartë se sa i përketë përdorimit të çështjes së emrit kushtetues të RMV-së Greqia nuk do të tërhiqet.